6 MAJ 2025
MARITIM HOTEL PLAZA TIRANË
SALLA “MBRETËRESHA GERALDINË”
10:00 – 17:30
Regjistrimi dhe pjesëmarrja në këtë event janë pa pagesë!
Më 6 maj 2025, Misioni Tregtar i Biznesit Turk viziton Tiranën!
Ky delegacion, i përbërë nga biznese të sektorëve të ndryshëm, vjen nga zona e Anadollit Lindor, e njohur për zhvillimin e industrisë, bujqësisë, si dhe ekspertizën në prodhimin e produkteve teknologjike. Ky mision organizohet nga Shoqata e Eksportuesve DAİB e themeluar më 1937, dhe Asambleja e Eksportuesve të Turqisë TİM.
*Rregjistrimi dhe pjesëmarrja në këtë event janë pa pagesë
* Të dhënat e mbledhura do të përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale“. Këto të dhëna do të përdoren ekskluzivisht për qëllime të realizimit të misionit të biznesit dhe do të fshihen në përputhje me periudhën e ruajtjes së përcaktuar ligjërisht.
03
Takimet B2B do të sjellin në Shqipëri kompani turke nga sektorë të ndryshëm si: Ndërtim, Materiale industriale, Makineri dhe impiante teknologjike, Shërbime mjedisore, Automobilistikë, Produkte ushqimore, Konsulencë financiare dhe shumë të tjera.
OrganizatorËt
Shoqata e Eksportuesve të Anadollit Lindor (DAİB) u themelua në vitin 1937, me qëllimin e rritjes së eksporteve përmes aktiviteteve të mëposhtme:
Sot, DAİB ka mbi 4,000 anëtarë, të cilët operojnë në sektorë të ndryshëm.
Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TİM) është organizata ombrellë që përfaqëson Shoqatat e Eksportuesve në Turqi. Qëllimi kryesor i saj është të drejtojë tregtinë e jashtme të vendit, të përcaktojë politikën e eksportit, të zhvillojë diversitetin e tregut dhe të forcojë avantazhin konkurrues të eksportuesve në arenën ndërkombëtare. TİM përfaqëson mbi 150,000 eksportues në 27 sektorë, të cilët janë pjesë e 61 Shoqatave të Eksportuesve.
E themeluar në vitin 1993 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo asamble ka si mision kryesor të kontribuojë në arritjen e objektivit për një “Turqi me suficit tregtar.” Përmes rritjes së vëllimit të tregtisë së jashtme dhe zhvillimit të marrëdhënieve tregtare, sociale e kulturore me vendet partnere, ajo luan rolin e një ure lidhëse mes sektorit privat dhe publik për të realizuar këtë synim.